🇽🇰 Kosova
Kusari-Lila bën thirrje për votim e jo diskutim në seancë
nga Venera Grabanica11 korrik 2025
Deputetja e Vetëvendosjes, Mimoza Kusari-Lila, pas dështimi të seancës 45-të konstituive ka kritikuar sjelljen e opozitës.
Ajo tha se po bëhen dy shkelje brenda seancës, e para, mospjesëmarrja në votim, dhe e dyta, zhvillimi i diskutimeve parlamentare në kundërshtim me rregulloren e punës.
“Është e qartë në rregullore se seanca konstituive nuk parasheh debat parlamentar. Ka vetëm proces votimi. Opozita nuk po merr pjesë në votim dhe për më tepër po mban diskutime, çka përbën shkelje të dytë”, tha Kusari-Lila.











