Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Kusari-Lila: E kemi të paqartë se cila është kërkesa e opozitës

nga Venera Grabanica21 maj 2025
Kusari-Lila: E kemi të paqartë se cila është kërkesa e opozitës

Pas dështimit të përpjekjes së 19-të për konstituimin e Kuvendit, Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila ka thënë se e kanë të paqartë se cila është kërkesa e partive që deri vonë ishin në opozitë.

“Këto votimet e fundit janë votime të cilat nuk ka pjesëmarrje të përfaqësuesve të partive opozitare. Në situatën aktuale, e kemi të paqartë se cila është kërkesa e opozitës. Cili është qëllimi i opozitës. Në rrethanën në të cilën jemi, është një situatë ku bllokuesit e vetëm janë partitë që nuk marrin pjesë në votim”, tha Kusari-Lila.

Ajo shtoi se nëse këto parti duan të bëjnë Qeveri vetë, së pari duhet ta konstituojnë Kuvendin.

“Në rast se duan të bëjnë Qeverinë ose të jenë pjesë e një qeverie të partive opozitare të deritashme, atë nuk mund ta kenë pa u votuar Kuvendi, nënkryetarët dhe pa u konstituar Kuvendi”, ka shtuar Kusari-Lila.

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →