Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaPolitikë
🏛️ Politikë

Kusari-Lila shumë e bindur se do ta fitojë postin e kryetares së Gjakovës

nga Egzona Mehmeti11 nëntor 2021

Kandidatja e Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila, sonte në RTV21 tregoi se ku e bazon bindjen për fitore më 14 nëntor.

Ndër të tjera, Kusari-Lila u shpreh shumë e bindur se do të fitojë në balotazh ndaj Ardian Gjinit të AAK-së, shkruan rtv21.tv

Kandidatja e VV-së për të parën e Gjakovës potencoi se ndihet shumë e plotësuar me punën si deputete, por tha se nuk beson që nuk do të zgjedhet kryetare e Gjakovës. Në rast se Ardian Gjini zgjedhet kryetar i Gjakovës, Kusari-Lila tha se do ta urojë atë, por shtoi se e di që do të pranojë urime nga Gjini.

Ndryshe, sipas rezultateve përfundimtare të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, kandidati i AAK-së për kryetar të Gjakovës, Ardian Gjini në rundin e parë të zgjedhjeve, më 17 tetor ka marrë 18 mijë e 973 vota apo 45.76%, ndërsa kandidatja e LVV-së, Mimoza Kusari – Lila ka marrë 15 mijë e 426 vota apo 37.20%./21Media

Kane shënon dy herë, Anglia mposht Kroacinë 4-2 në Botëror
LAJMI TJETËR →
Kane shënon dy herë, Anglia mposht Kroacinë 4-2 në Botëror

Më të fundit

Të gjitha →