Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Kusari-Lila viziton ish-krerët e UÇK-së në Hagë

nga Venera Grabanica3 dhjetor 2022
Kusari-Lila viziton ish-krerët e UÇK-së në Hagë

Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila, ka vizituar ish-luftëtarin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Rexhep Selimi, i cili ndodhet në Hagë.
Gjatë kësaj vizite tha se ka takuar edhe ish-krerët e tjerë të UÇK-së, te të cilët siç u shpreh ajo, ka parë vullnet, unitet dhe besim të palëkundur se nga kjo sfidë të gjithë do të dalin faqebardhë.
“Sot vizitova mikun dhe bashkëpuntorin tim Rexhep Selimi në Hagë i cili padrejtësisht po mbahen atje bashkë me krerët tjerë të UÇK-së. Gjatë vizitës takova edhe bashkëluftëtarët e Rexhës tek të cilët pashë unitetin, vullnetin dhe besimin e palëkundur që nga kjo sfidë e vendit tonë të ri, të gjithë do të dalin faqebardhë! Sa e rëndësishme aq edhe e ndjeshme është që kjo histori e re e Kosovës të shkruhet ashtu si e meriton që gjeneratat e reja të kuptojnë vlerën e lirisë dhe sakrificës për shtetin tonë”, ka shkruar Kusari-Lila.
Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, ka shkruar se me Rexhep Selimin dhe tjerët janë përshëndetur me fjalët, shihemi në Kosovë./21Media

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →