Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Kushtet e Kurtit për t’u takuar me presidentin e Serbisë

nga Venera Grabanica26 qershor 2024
Kushtet e Kurtit për t’u takuar me presidentin e Serbisë

Ka dështuar takimi trepalësh në kuadër të dialogut Kosovë-Serbi në Bruksel.

Sipas Shefit për Politikë të Jashtme dhe Siguri i Bashkimit Evropian, Josep Borrell, kryeministri i Kosovës Albin Kurti nuk ka shprehur gatishmëri për të mbajtur takim trepalësh.

Borrell gjithashtu ka njoftuar se Kurti i ka vendosur tri kushte për angazhimin e mëtejshëm në procesin e normalizimit.

Kushtet e Kurtit për t’u takuar me presidentin e Serbisë sipas Borrellit janë  ‘1. Marrëveshja bazike të formalizohet me nënshkrim nga shefat përkatës të qeverive. 2 Tërheqja e letrës së rezervimit të deportuar nga ish-kryeministrja e Serbisë më datë 13 dhjetor. 3. Dorëzimin i Milan Radoiçiqit dhe grupit të tij paramilitar terrorist te organet gjyqësore kosovare’./21Media

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →