Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Kushtetuesja: E papranueshme ankesa e Ramës për rregulloren e mbeturinave

nga Gentrita Xhemajli10 shtator 2025
Kushtetuesja: E papranueshme ankesa e Ramës për rregulloren e mbeturinave

Gjykata Kushtetuese e ka shpallur të papranueshme ankesën e kryetarit të Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, kundër rregullores së mbeturinave, të miratuar më 5 dhjetor 2024 nga Kuvendi Komunal.

Kushtetuesja nuk vazhdoi me vlerësimin pasi siç thuhet në vendim “akti i kontestuar nuk përmbush kriterin e parë të pranueshmërisë, meqenëse nuk është as ligj dhe as akt i miratuar nga “Qeveria”.

Kjo rregullore përcakton se faturat për shërbimin e mbeturinave duhet të paguhen drejtpërdrejt në KRM “Pastrimi” Sh.A. Ndërsa, nga komuna e Prishtinë vazhdimisht është bërë thirrje që pagesat të realizohen në komunë.

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →