Kushtetuesja miraton masën e përkohshme, ndalon çdo veprim të deputetëve për formimin e qeverisë
(Lajm i përditësuar)
Kushtetuesja miraton masën e përkohshme të kërkuar nga Lista Serbe
Gjykata Kushtetuese ka miratuar kërkesën e Listës Serbe për vendosjen e masës së përkohshme, lidhur me kërkesën që ka dorëzuar kjo parti të shtunën për zgjedhjen e nënkryetarit të Kuvendit nga radhët e komunitetit serb.
Sipas vendimit të Kushtetueses, masa e përkohshme është vendosur nga sot deri më datën 30 shtator, ashtu që deputetëve u ndalohet çdo veprim si dhe çdo procedurë për formimin e Qeverisë.
“I. TË CAKTOJË ex officio dhe sipas kërkesës së parashtruesve masën e përkohshme përmes të cilës ndalohet çdo veprim i deputetëve të zgjedhur të Kuvendit të Republikës së Kosovës, si dhe çdo procedurë për formimin e Qeverisë; II. TË URDHËROJË që masa e përkohshme hyn në fuqi më 5 shtator 2025, në kohëzgjatje deri më 30 shtator 2025”, thuhet në vendim.
RTV21 merr vesh se pas pak Gjyakta Kushteetuese do ta publikoj masën e përkohshme për konstituimin e Kuvendit.
Gjykata Kushteutese është duke shqyrtuar kërken e Listes Serve, e cila pretendon se ka shkelje kushtetuese nga kryeparlamentari Dimal Basha për zgjedhejn e nënkryetarëve nga komuniteti serb./21Media











