Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Kuvendi i Kosovës ka shpenzuar afër 2 milionë euro për tre muajt e parë 2022

nga B G8 qershor 2022

Kuvendi i Kosovës ka shpenzuar 1 milion e 819 mijë e 199 euro, prej tyre për paga dhe shtesa 1 milion e 592 mijë euro, ndërsa për mallra dhe shërbime 162 mijë euro. Gjitha këto shpenzime ka bërë për tre muajt e parë të vitit 2022.
Kjo është bërë e ditur sot nga sekretari i Kuvendit të Kosovës, Ismet Krasniqi gjatë arsyetimit të raportit të shpenzimeve të Kuvendit për tremujorin e parë të vitit 2022 para Komisionit për Buxhet, Punë dhe Transfere.
Krasniqi theksoi gjithsej shpenzimet e kuvendit në katër programe të ndara ka shpenzuar 1 milion e 819 mijë e 199 euro.
Komisioni ka miratuar këtë raport të Kuvendit dhe raportin vjetor financiar të Këshillit Prokurorial të Kosovës për vitin 2021./21Media

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →