Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaBiznes
💼 Biznes

Kuvendi i Kosovës ratifikoi Marrëveshjen IPA 2018

nga Kaltrina Berila22 gusht 2019

Pritet shpërndarja e Kuvendit

Kuvendi i Kosovës sot votoi Projektligjin për ratifikimin e Marrëveshjes Financiare për IPA 2018 ndërmjet Kosovës dhe Bashkimit Evropian me 103 vota të gjitha për.

Kostoja totale e vlerësuar e programit IPA 2018 është 94,796,800 euro. Kontributi i BE-së është 90,500,000 € ndërsa institucionet e Kosovës do të sigurojnë bashkëfinancim prej 4,926,800 €.

Në rend dite është edhe pika e dytë për shpërndarjen e legjislaturës aktuale.

Pro shpërndarjes duhet të votojnë së paku 2/3 e deputetëve ose 80 vota, e cila e përcakton edhe kuorumin./21Media

FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist
LAJMI TJETËR →
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist

Më të fundit

Të gjitha →