Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaRajoni
🗺️ Rajoni

Kuvendi i Serbisë vazhdon seancën për dialogun me Kosovën

nga Kaltrina Berila14 shtator 2022

Kuvendi i Serbisë vazhdoi sot në orën 10:00 seancën e posaçme, ku pika e vetme e rendit të ditës është Raporti për procesin e negociatave me Kosovën.
Në Kuvendin e Serbisë ka mbërritur edhe presidenti Aleksandar Vuçiq.
Seanca e posaçme e Kuvendit filloi të martën dhe më pas diskutimi zgjati më shumë se 10 orë, transmeton rtv21.tv.
Vuçiq ua prezantoi raportin deputetëve, të cilët u bëri thirrje të gjitha grupeve parlamentare që ta votojnë raportin, sepse, siç tha ai, uniteti për këtë çështje do të ishte i rëndësishëm për imazhin e Serbisë në botë.
Vuçiq ka thënë se as direkt e as indirekt nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës./21Media

FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist
LAJMI TJETËR →
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist

Më të fundit

Të gjitha →