Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaRajoni
🗺️ Rajoni

Kuvendi konfirmoi dorëheqjen e Kovaçevskit dhe Xhaferit

nga Kaltrina Berila26 janar 2024
Kuvendi konfirmoi dorëheqjen e Kovaçevskit dhe Xhaferit

Kuvendi sot filloi seancën e 139-të, në të cilën u konfirmuan dorëheqjet e kryeministrit Dimitar Kovacevski dhe kryetarit të Kuvendit Talat Xhaferi.

Kovaçevski dhe Xhaferi, siç theksoi nënkryetari i Kuvendit, Goran Misovski, deklaruan se nuk do të elaborojnë dorëheqjet e tyre.

Në seancë pritet që të zgjedhet edhe kryetari i ri i legjislativit, Jovan Mitreski, koordinator aktual i grupit parlamentar të LSDM-së.

Kovaçevski dhe Xhaferi, të cilët do të jenë mandatarë të qeverisë teknike, dje kanë dorëzuar dorëheqjet si hyrje në zgjedhjen e qeverisë teknike më 28 janar, njëqind ditë para zgjedhjeve parlamentare të 8 majit./TV21

FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist
LAJMI TJETËR →
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist

Më të fundit

Të gjitha →