Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaPolitikë
🏛️ Politikë

Kuvendi mblidhet të enjten, AAK kërkon miratimin e ligjit për paga

nga Venera Grabanica25 tetor 2022

Të enjten deputetët e Kuvendit të Kosovës do të mblidhen në seancë plenare.
Në rend të ditës për shqyrtim janë edhe Projektligji për mbështetjen e punëve publike dhe ai për caktimin e çmimit tavan për produktet elementare, të cilat nuk u miratuan javën e kaluar.
Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila, pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit, tha se sipas rregullores së re të legjislativit, pikat për të cilat nuk ka kuorum kur të hidhen në votim, me automatizëm kalojnë si pika të para në seancën e radhës të rregullt.
Më kritik karshi punës së kryesisë u shpreh shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, i cili tha se vendimmarrja për caktimin e seancave po merret me automatizëm nga kryetari i Kuvendit, pasi nuk ka kuorum në mbledhjen e kryesisë.
Ai kritikoi edhe Qeverinë e Kosovës për vonesat në miratimin e Projektligjit për paga.
Kuvendi i Kosovës mbajti edhe dje seancë plenare, ku shqyrtoi disa pika të mbetura nga seancat e kaluara./21Media

FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist
LAJMI TJETËR →
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist

Më të fundit

Të gjitha →