Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Kuvendi miratoi tri marrëveshje ndërkombëtare

nga Kaltrina Berila11 maj 2022

Deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë miratuar tri marrëveshje ndërkombëtare.
Një prej marrëveshjeve ka të bëjë për ndihmë të ndërsjellë juridike me Shqipërinë për çështje civile dhe tregtare, ndërsa dy prej tyre janë kredi për investime për projektin e zhvillimit të impiantit të ujërave të zeza në Mitrovicë.
Duke prezantuar marrëveshjen me Shqipërinë, ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu tha se qëllimi i kësaj marrëveshjeje është forcimi i mëtejmë i bashkëpunimit në fushën juridike me Shqipërinë.
Marrëveshja e kredisë ndërmjet Kosovës dhe Bankës Evropiane për Investime për projektin e zhvillimit të impiantit të ujërave të zeza në
Mitrovicë, dhe marrëveshja e Kosovës dhe Bankës Evropiane për Investime për projektin e zhvillimit të impiantit të ujërave të zeza në Mitrovicë, kapin vlerën rreth 34 milionë euro.
Këto marrëveshje u përkrahën edhe nga partitë opozitare.

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →