Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Kuvendi s’ka kuorum, shkon në pauzë

nga Kaltrina Berila21 dhjetor 2018

Më të nisur seanca, deputetët shkuan në pauzë

Kuvendi i Kosovës pasi filloi punimet e seancës, menjëherë shkoi në pauzë në mungesë të kuorumit.

Këtë pauzë 30 minutshe e ka kërkuar kryesuesi i seancës së sotme, Xhavit Haliti. Ndonëse në sallë ishin 84 deputetë, vetëm 37 prej tyre votuan në pikat e rendit të ditës.

Kuvendi i Kosovës ka nisur seancën me 1 orë e gjysëm vonesë. Në rend të ditës janë një numër i madh i pikëve të mbetura nga seancat e kaluara. Në rend ditë është edhe votimi i projektligjit për buxhetin 2019./21Media

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →