Nesër nga ora 10:00 Kuvendi i Kosovës do të mblidhet në një seancë të jashtëzakonshme për të diskutuar themelimin e komisionit parlamentar për procedurat e prokurorimeve të negociuara, pa publikim të njoftimit për kontratë në ministri dhe ndërmarrje publike.
Vazhdimi i seancës plenare do të mbahet në orën 12:00, ku është paraparë shqyrtimi i pikave të papërfunduara nga seancat e kaluara.











