Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaFutboll
Futboll

Ky do të jetë transferimi i radhës për Chelsean

nga B G19 janar 2023
Ky do të jetë transferimi i radhës për Chelsean

Siç bëhet e ditur nga eksperti i transferimeve, Fabrizio Romano, skuadra e Chelseat është shumë pranë nënshkrimit të radhës, pas transferimit të fundit të Mykhailo Mudryk.
Chelsea ka arritur marrëveshje për ta transferuar mbrojtësin e krahut të djathtë, Noni Madueke nga skuadra e PSV-së.
Plani ishte që marrëveshja të arrihej me PSV edhe pas transferimit të Mudryk nga Shakhtari, pasi që bisedimet me agjentin e lojtarit nuk ishin ndalur kurrë.
Chelsea do të paguajë 35 milionë euro për Madueke, ndërsa ky i fundit do të nënshkruajë një kontratë afatgjate gjatë ditëve në vazhdim.
Krerët e Chelseat e dëshironin me çdo kusht Madueken, ndërsa tani janë duke u përgatitur dokumentet për tu nënshkruar.

FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist
LAJMI TJETËR →
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist

Më të fundit

Të gjitha →