RTV21
BallinaFutboll
Futboll

​Ky është drejtori i ri sportiv i Gjilanit

nga RTV21 Portal8 qershor 2024
​Ky është drejtori i ri sportiv i Gjilanit

Përmes një komunikate skuadra e Gjilanit e ka konfirmuar drejtorin e ri sportiv të klubit. Nga tani e tutje në këtë pozitë do të jetë Ertan Demiri.

Demiri emërohet në krye të departamentit sportiv të Gjilanit pas përvojave shumëvjeçare në fushën e menaxhimit sportiv, teksa më parë ka ushtruar edhe funksione të larta sportive te Shkupi dhe Trepça ’89, raporton KosovaPress.

“Ambiciet e Gjilanit mbeten ngritja e klubit në nivele më të larta dhe Ertan Demiri pritet të jep kontributin e tij në këtë drejtim”, shkruante në komunikatën e Gjilanit.

LAJMI TJETËR →
Emanuel Demaj lëshon studion e “Click” pas debatit me Arton Muhaxherin

Më të fundit

Të gjitha →