Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaFutboll
Futboll

​Ky është kundërshtari i Ballkanit në Ligën e Konferencës

nga Venera Grabanica16 korrik 2024
​Ky është kundërshtari i Ballkanit në Ligën e Konferencës

Pasi u eliminua sot nga kualifikimet e Ligës së Kampionëve, Ballkani tani garat evropiane do t’i vazhdojë në Ligën e Konferencës, ku edhe e ka mësuar kundërshtarin e parë.

Ballkanin e eliminoi sot në raundin e parë kualifikues të Ligës së Kampionëve skuadra e UE Santa Colomas, ku kjo e fundit triumfoi me ndihmën e penalltive.

Tani, Ballkani do të garojë në Ligën e Konferencës, ku kundërshtarin e parë e ka nga Malta.

Kampioni i Kosovës do të përballet me kampionin e Maltës, Hamrunin. Ky i fundit u eliminua në penallti nga, Lincoln Red Imps.

Ndeshja e parë do të zhvillohet më 25 korrik në “Zahir Pajaziti” në Podujevë, ndërsa ajo e kthimit pas një jave në Maltë.
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist
LAJMI TJETËR →
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist

Më të fundit

Të gjitha →