Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaFilm
🎬 Film

“La Casa de Papel”, seriali më i njohur në Netflix

nga Miranda Beqaj7 dhjetor 2021

Drama spanjolle ”La Casa de Papel”, është shfaqja më e njohur në Netflix, sipas sistemit të renditjes publike të shërbimit të transmetimit.
Episodet e fundit të dramës spanjolle u publikuan më 3 dhjetor, duke përfunduar serialin me tre sezone. “La Casa de Papel”, një nga shfaqjet më të ndjekura në gjuhën jo-angleze në Netflix, është një shembull tjetër i suksesit të platformës me programimin ndërkombëtar.
Më poshtë në listë qëndron “Lost in Space” në zhanrin fantastiko-shkencore e cila pati premierën e sezonit të tretë dhe të fundit më 1 dhjetor.
“CoComelon” qëndron gjithashtu Top 10 pas një rënie të shkurtër në renditje në fillim të këtij muaji. Sa i përket serialeve të tjera miqësore për fëmijët, seriali i animuar “Jurassic World Camp Cretaceous” është gjithashtu në listë.
Në Top 10 janë gjithashtu edhe “The Queen of Flow”, respektivisht e katërta, “Selling Sunset” në vendin e gjashtë, “Cowboy Bebop” e parafundit, ndërsa lista mbyllet nga “Maid”./21Media

ETIKETA:#Film#Lajme
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist
LAJMI TJETËR →
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist

Më të fundit

Të gjitha →