Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaFutboll
Futboll

La Liga, ndeshjet që luhen sonte

nga Xh.D26 tetor 2021

La Liga spanjolle rikthehet sot me tri ndeshje interesante në kuadër të xhiros së 11 të sezonit të ri 2021/22, ku skuadra e Athletic Bilbaos do të zhvillojë ndeshje si mysafirë kundër Espanyol.
Po ashtu, ndeshje sot do të zhvillojë edhe skuadra e Villarrealit, e cila e pret në shtëpi Cadizin.
Pas 10 xhirove të zhvilluara, tabelën e La Ligas e kryeson Real Sociedadi me 21 pikë, një më shumë se Real Madridi dhe Sevilla në pozitat dy dhe tre, kurse Top 4 e mbyll kampioni aktual Atletico Madridi me gjithsej 18 pikë.
Në anën tjetër, Alaves me gjashtë pikë, Levante me pesë sosh, dhe Getafe me vetëm dy pikë, pozicionohen në pozitat e fundit të tabelës.
Ndeshjet e programit të sotëm në La Ligan spanjolle i gjeni më poshtë.
19:00 Alaves – Elche (Stadiumi Mendizorrotza)
21:00 Espanyol – Athletic Bilbao (Stadiumi RCDE)
21:30 Villarreal – Cadiz CF (Stadiumi La Ceramica)

FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist
LAJMI TJETËR →
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist

Më të fundit

Të gjitha →