Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Labinot Tahiri dhuron 10 mijë euro për gratë e Krushës

nga B G17 shkurt 2021

Fondacioni i Labinot Tahiri ka dhurar 10 mijë euro për gratë e Krushës sot me rastin e përvjetorit të Pavarësisë së Kosovës.

Tahiri e ka bërë të ditur këtë përmes një postimi në rrjetet sociale.

“10.000€ pêr gratë e veja të Krushës se madhe, si përkrahje për punet që ato i bëjnë për ti mbajtur familjet e tyre ku shumë fëmijë mbeten jetima pa baballarët e tyre!Tani , kur sot po festojmë ditën e Pavaresisë së KOSOVÊS, burrat e shumë grave të veja nga Krusha e madhe dhe në Kosovë, u vranë në luftên e fundit, nga masakrat e bêra prej duarve të ushtrisë kriminale të SERBISË. “, ka thënë Tahiri.

Ai po ashtu ka njoftuar se paratë do të hedhen në llogarinë e shoqatës së grave të veja të Krushës të martën.

“Ju them të gjithave nënave dhe vajza shqiptare, do ta keni përkrahjen nga fondacioni ynë dhe duart e shqiptarëve gjithmonë.Falenderojë të gjithë donatorët e Fondacionit.”, ka shkruar ai./21Media

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →