Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaBota
🌍 Bota

Laburistët sigurojnë shumicë të qartë në zgjedhjet britanike, sipas “exit poll”-it

nga RTV21 Portal4 korrik 2024
Laburistët sigurojnë shumicë të qartë në zgjedhjet britanike, sipas “exit poll”-it

Partia Laburiste ka siguruar një shumicë të madhe të votave në zgjedhjet parlamentare të Britanisë, duke shfrytëzuar një valë zhgënjimi me 14 vjet qeverisjeje nga Partia Konservatore, ka treguar rezultati i një “exit poll”-i të publikuar menjëherë pas mbylljes së vendvotimeve.

Sipas këtij sondazhi, udhëheqësi i Laburistëve, Keir Starmer, do të jetë kryeministri i ardhshëm britanik.

“Exit poll” i Britanisë është kryer nga firma anketuese Ipsos, dhe u ka kërkuar njerëzve në qindra vendvotime që të mbushin një imitim fletëvotimi për të treguar se si kanë votuar. Ky sondazh zakonisht mundëson një projeksion të besueshëm, ndonëse jo të përpiktë të rezultatit final.

Sipas rezultatit të sondazhit, Laburistët pritet t’i kenë 410 vende në Parlamentin britanik, që përbëhet prej 650 vendesh.

Elektorati duket t’i ketë dhënë një goditje të madhe Konservatorëve të kryeministrit Rishi Sunak, të cilët ndodhen në pushtet që nga viti 2010.

“Asgjë s’ka shkuar mirë në 14 vjetët e fundit”, ka thënë votuesi londinez, James Erskine, i cili është shprehur optimist për ndryshim në orët para mbylljes së procesit të votimit. “E shoh këtë si potencial për një ndryshim sizmik, dhe kjo shpresoj të ndodhë”.

Rezultatet e plota të zgjedhjeve priten gjatë orëve të ardhshme./rel

ETIKETA:#Bota#Lajme
Kane shënon dy herë, Anglia mposht Kroacinë 4-2 në Botëror
LAJMI TJETËR →
Kane shënon dy herë, Anglia mposht Kroacinë 4-2 në Botëror

Më të fundit

Të gjitha →