Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Lajçak dhe Tajani diskutojnë për veriun e Kosovës

nga Venera Grabanica8 korrik 2023
Lajçak dhe Tajani diskutojnë për veriun e Kosovës

Gjatë forumit në Dubrovnik, i dërguari i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka takuar ministrin e Jashtëm të Italisë, Antonio Tajani, të cilin e ka informuar dialogun Kosovë-Serbi, për hapat për de-përshkallëzimin e situatës në veri të Mitrovicës, por edhe kthimin në dialog.

Në Twitter Lajçak ka shkruar se Italia dhe vet ministri Tajani janë një partner i rëndësishëm për Ballkanin Perëndimor.

“Jam mirënjohës për mbështetjen në mandatin dhe punën time. Mezi presim të vazhdojmë të punojmë së bashku”, ka shkruar Lajçak.

Gjatë Forumit në Kroaci me moton “Manovrimi në riformësimin botëror”, Lajçak ka takuar edhe të dërguarin e SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, si dhe drejtuesin e OSCE-së, Bujar Osmani, me të cilët ka diskutuar për përpjekjet për të de-përshkallëzuar situatën në veri të Kosovës./21Media

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →