🇽🇰 Kosova
Lajçak: Diskutimet e të hënës ndihmuan të qartësohen detajet e rëndësishme
nga Venera Grabanica25 mars 2024
Pas takimit në Bruksel ka reaguar Emisari i BE-së për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak.
Lajçak ka thënë se diskutimet e sotme në Bruksel në kuadër të dialogut, kanë ndihmuar të qartësohen detaje të rëndësishme.
Lajçak ka thënë se delegacionet e Kosovës dhe Serbisë janë dakorduar që të takohen sërish javën e ardhshme për të gjetur një zgjidhje.
“Sot, kryenegociatorët e Kosovës dhe Serbisë paraqitën propozimet në rrugën para për njerëzit e prekur nga rregullorja e BQK-së për operacione kesh. Diskutimet tona të gjata ndihmuan të qartësohen detajet e rëndësishme. Javën e ardhshme u pajtuam të mblidhemi sërish me ambicien për të gjetur një zgjidhje”, ka shkruar Lajçak në platformën “X”.











