Emisari i BE-së për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak, ka paralajmëruar një takim me zëvendëskryeministrin e Kosovës, Besnik Bislimi, në ditët në vijim.
Përmes një postimi në Facebook, ku Lajçak ka bërë një përmbledhje për takimet e zhvilluara javën e kaluar, tha se pika kryesore e agjendës së tij në Bruksel ishte takimi ndërmjet përfaqësuesve të Kosovës dhe Serbisë për gjetjen e përgjigjeve ndaj pyetjeve të hapura lidhur me vendimin e marrë së fundi nga Banka Qendrore e Kosovës për operim me kesh – më konkretisht çështjen e ndihmës së Serbisë për njerëzit që jetojnë në Kosovë.
“Por, pika kryesore e agjendës sime në Bruksel javën e kaluar ishte takimi ndërmjet përfaqësuesve të Kosovës dhe Serbisë për gjetjen e përgjigjeve ndaj pyetjeve të hapura lidhur me vendimin e marrë së fundi nga Banka Qendrore e Kosovës për operim me kesh – më konkretisht çështjen e ndihmës së Serbisë për njerëzit që jetojnë në Kosovë. Përshëndetja përkushtimin e të dyja delegacioneve për t’u angazhuar në mënyrë konstruktive për gjetje të zgjidhjeve të qëndrueshme për komunitetet e prekura. Takimi ishte një hap i rëndësishëm para; mirëpo, shumë pyetje politike mbesin dhe diskutime shtesë do të nevojiten në ditët në vijim. Për këtë arsye si hapin e menjëhershëm të ardhshëm do të vijojë diskutimet me zëvendëskryeministrin e Kosovës dhe kryenegociatorin Besnik Bislimi”, ka shkruar Lajçak në Facebook./21Media











