Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Lajçak pritet të vizitojë Prishtinën javën e ardhshme

nga B.K13 janar 2023
Lajçak pritet të vizitojë Prishtinën javën e ardhshme

I dërguari i posaçëm evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, pritet që javën e ardhshme të nisë turneun e tij diplomatik në Prishtinë dhe Beograd.
Lajmin fillimisht e bëri të ditur presidenti serb Vuçiq pas një takimi që zhvilloi me diplomatë amerikan.
Lajçak do të nisë turneun diplomatik në përpjekje për të rinisur dialogun Kosovë Serbi, në përpjekje për të përafruar qëndrimet e palëve për një marrëveshje përfundimtare, mbi një propozim evropian, ose franko gjerman.
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, sot ka paralajmëruar takim me të dërguarin e posaçëm të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, për datën 20 janar. Në një deklarim për media në Serbi, Vuçiqi këtë e ka quajtur takim të madh./21Media

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →