I dërguari i posaçëm i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak, ka përshëndetur reduktimin e policëve kosovare nga veriu, duke thënë se ky është një hap i rëndësishëm drejt deeskalimit të plotë të tensioneve.
“E mirëpres vlerësimin e parë të përbashkët të sotëm të sigurisë ndërmjet Policisë së Kosovës, EULEX-it dhe KFOR-it, siç është rënë dakord në Bratislavë. Ky është një hap i rëndësishëm drejt deeskalimit të plotë të tensioneve në veri të Kosovës”, shkroi Lajçak në Twitter.











