Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

​Lajçak: Takimi i radhës mes kryenegociatorëve në dhjetor

nga Kaltrina Berila25 nëntor 2024
​Lajçak: Takimi i radhës mes kryenegociatorëve në dhjetor

Emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak ka njoftuar se takimi i ardhshëm mes kryenegociatorëve do të mbahet në muajin dhjetor.

Lajcak përmes një postimi në rrjetin social “Facebook” tha se dy javët e fundit kanë qenë produktive dhe me vizita.

Ai tha se është angazhuar në diskutime të rëndësishme mbi dialogun dhe rrugën përpara.

“U angazhova në diskutime të rëndësishme mbi dialogun dhe rrugën përpara. Këto biseda janë kritike në formësimin e punës që po bën ekipi im ndërsa përgatitemi për takimin e ardhshëm të kryenegociatorëve në dhjetor. Pres me padurim periudhën e ardhshme”, ka shkruar ai.

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →