Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Lajçak tha se pati diskutime “intensive” për një sërë temash konkrete

nga Kaltrina Berila22 shkurt 2022

Sot në Bruksel po zhvillohen takime në kuadër të dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, në nivel të kryenegociatorëve.
Në takim me Lajçakun është kryenegociatori, Besnik Bislimi dhe homologu i serb, Petar Petkoviq.
I dërguari i posaçëm i BE-së për dialog, Mirosllav Lajçak ka thënë se po zhvillohen një sërë temash konkrete.
“Diskutime intensive me dy kryenegociatorët Bislimi Besnik dhe Petkovic Petar për një sërë temash konkrete po zhvillohen sot në Bruksel”, ka shkruar Lajçak në Twitter.

Intense discussions with the two Chief Negotiators @BislimiBesnik and @PetkovicPetar on a number of concrete topics are underway today in Brussels. pic.twitter.com/gOb2owdB0G

— Miroslav Lajčák (@MiroslavLajcak) February 22, 2022


Takimi i fundit në nivel të kryenegociatorëve në kuadër të dialogut Kosovë-Serbi ka qenë më 16 nëntor të vitit 2021./21Media

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →