Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaLajm i perditesuar
📰 Lajm i perditesuar

Lajçaku nuk do të bëhet ambasador i BE-së në Zvicër për shkak të “Zhvillimeve të paparashikuara”

nga Venera Grabanica6 shtator 2024
Lajçaku nuk do të bëhet ambasador i BE-së në Zvicër për shkak të “Zhvillimeve të paparashikuara”

Zyra e BE-së në Zvicër ka njoftuar se Emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, nuk do të bëhet ambasador i Bashkimit Evropian në Zvicër, siç ishte njoftuar muaj më parë.

Tutje bëhet e ditur se mandati i ambasadorit aktual është zgjatur deri më 31 gusht 2025.

“Për shkak të zhvillimeve të paparashikuara, ambasadori i caktuar për Zvicër dhe Lihtenshtejn përfundimisht nuk do ta marrë postin në Bernë. Rrjedhimisht, mandati i ambasadorit aktual është zgjatur deri më 31 gusht 2025”, thuhet në njoftimin e Zyrës së BE-së në Zvicër në Twitter.

Due to unforeseen developments, the designated 🇪🇺 Amb. to🇨🇭 & 🇱🇮 Mr Miroslav Lajčák will finally not take up the post in Bern. Accordingly, the mandate of current Amb. @MavromichalisEU has been extended until 31.08.2025. pic.twitter.com/NZPrv2Lv80

— EU-Delegation Berne (@EUinSwitzerland) September 6, 2024

FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist
LAJMI TJETËR →
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist

Më të fundit

Të gjitha →