Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaFutboll
Futboll

Lajm i keq për Argjentinën, lëndohet Messi

nga Egzona Mehmeti5 nëntor 2022
Lajm i keq për Argjentinën, lëndohet Messi

Lionel Messi ka pësuar një lëndim vetëm dy javë para se Argjentina ta fillojë aventurën në Kampionatin Botëror “Katar 2022”.
Kapiteni i Argjentinës do të mungojë në ndeshjen e Paris Saint-Germain kundër Lorient-it në kampionatin francez për shkak të lëndimit në thembrën e akilit.
Superylli argjentinas është i dëshpëruar për të udhëhequr skuadrën e Lionel Scalonit drejt lavdisë në Katar, pasi ata kanë fituar Kupën e Amerikës në vitin 2021, me Kupën e Botës të vetmin trofe të madh që i mungon Messit në karrierën e tij të mrekullueshme.
Megjithatë, PSG ka pohuar se lëndimi i Messit nuk është serioz, dhe ka potencuar se pret që ai të kthehet në stërvitje të plotë javën e ardhshme, përpara ndeshjes së parisienëve me Auxerre, ndeshja e tyre e fundit para Kupës së Botës.

FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist
LAJMI TJETËR →
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist

Më të fundit

Të gjitha →