(Lajm i përditësuar)
Lama: Elektorati i LDK-së do të rrëshqasë tek VV-ja
Analistja politike, Alma Lama në ”Click” të RTV21 ka ”kritikuar” qëndrimin e LDK-së në lidhje me lidhjet e saj me Vetëvendosjen (VV), duke theksuar se deri sa LDK-ja e sotme nuk distancohet fuqishëm nga VV, elektorati i saj do të vazhdojë të kalojë në radhët e VV-së.
Sipas Lamas, çdo përafrim i bërë ndër vite me VV ka pasur një kosto të madhe për LDK-në, duke ndikuar negativisht në mbështetjen e saj.
Lama: Vendosja e Hotit në vendin e 13-të e papranueshme, e vërteton koha
Analistja politike, Alma Lama në ”Click” të RTV21 ka komentuar deklaratat e anëtarit të kryesisë së LDK-së, Avdullah Hoti, i cili tha se pas rezultatit zgjedhor LDK ka nevojë për lidership të ri, duke thënë se kjo është rruga e vetme për të rikthyer besimin në këtë subjekt politik.
Lama tha se pakënaqësi brenda LDK-së pas zgjedhjeve të fundit dhe pas rrëzimit të Qeverisë Hoti.
”Hoti ka artikuluar në këtë adresim publik, atë pa kënaqësi që ekziston prej kohësh në LDK që pas zgjedhjeve të fundit ose që pas rrëzimit të Qeverisë Hoti që sipas meje ka qenë e gabuar, koha po e vërteton këtë edhe me lsitën e kësaj here, ish-kryeministri të vendoset në vendin e 13 është e patolerueshme”, tha Lama.











