Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Lama: Kurti i ktheu deklaratë skandaloze Trump-it, me të cilin po përpiqen të komunikojnë edhe fuqitë botërore

nga B G17 qershor 2025
Lama: Kurti i ktheu deklaratë skandaloze Trump-it, me të cilin po përpiqen të komunikojnë edhe fuqitë botërore

Analistja Alma Lama, në emisionin “Click” në RTV21, analizoi deklaratën e presidentit amerikan Donald Trump dhënë së fundi për Kosovën, i cili tha se do t’i rikthehet raportit Kosovë–Serbi. Lama kritikoi qasjen e përfaqësuesve të Kosovës ndaj kësaj deklarate.

“Ishte totalisht irrituese, ishte jodiplomatike; në vend që të ishte falënderuese që do të riktheheni të na ndihmoni që të na njohë Serbia, ishte sfiduese. Do të thotë, këta jo vetëm që nuk e lexojnë politikën ndërkombëtare, por nuk arrijnë të kuptojnë as në mënyrën më të thjeshtë të komunikimit diplomatik. Kjo ishte deklarata skandaloze e Kurtit që ia ktheu presidentit amerikan, të cilit po mundohen t’ia gjejnë gjuhën e komunikimit edhe shtetet që janë fuqi botërore”, u shpreh Lama./21Media

Spanja kundër Argjentinës: Finales botërore i dihet gjithçka
LAJMI TJETËR →
Spanja kundër Argjentinës: Finales botërore i dihet gjithçka

Më të fundit

Të gjitha →