🇽🇰 Kosova
Lansohet masa për punësimin e grave të dhunuara, 70 % e pagës subvencionohet nga Qeveria
nga Venera Grabanica7 dhjetor 2023
Në kuadër të fushatës “16 Ditët e Aktivizmit Kundër Dhunës me Bazë Gjinore”, sot u lansua “Masa e Punësimit për Gratë e Mbijetuara të Dhunës”.
Me këtë rast kryeministri Albin Kurti, tha se pavarësia ekonomike e grave është një shkallë e rëndësishme drejt zhvillimit dhe lirisë individuale.
Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu theksoi se ky lansimi i kësaj mase është aktiviteti më i madh në kuadër të 16 ditëve të aktivizimit kundër dhunës mbi baza gjinore.
Ajo shtoi se mbijetuarat e familjeve për shkak të dhunës së rëndë detyrohen që të kthehen në vend të krimit.
Ajo shtoi në këtë nismë, Ministria e Drejtësisë do të ketë rol kyç në bashkëpunim me Agjencinë e Punësimit dhe Shërbimet.











