Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaArt
🎨 Art

Lansohet Programi Kombëtar i Muzeve në Kosovë

nga Xh.D18 maj 2022

Sot në Lapidariumin e Muzeut të Kosovës u prezantua Programi Kombëtar i Muzeve në Kosovë.
Programi Kombëtar i Muzeve në Kosovë ka për qëllim fuqizimin e institucioneve të muzeve dhe zhvillimin e një vizioni të përbashkët për ruajtjen, interpretimin dhe promovimin e veprimtarisë krijuese nga e kalura si dhe edukimin e gjeneratave të reja për rolin e tyre.
Në kuadër të tij gjatë viteve 2022-2023 janë paraparë hapa konkret që do të kontribuojnë në krijimin e një baze legjislative, programore dhe kapitale për zhvillimin e muzeve në territorin e Republikës së Kosovës.
Në këtë ngjarje morrën pjesë ministri i Kulturës, Hajrulla Çeku, drejtori i Muzeut Kombëtar të Kosovës Ajet Leci, kryetarja e Këshillit të Kosovës për Trashëgimi Kulturore, Zanita Halimi, dhe përfaqësues të tjerë të institucioneve të fushës së trashëgimisë kulturore./21Media

ETIKETA:#Art#Lajme
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist
LAJMI TJETËR →
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist

Më të fundit

Të gjitha →