Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Lansohet Rrjeti për inteligjencë kundër pastrimit të parave në Kosovë

nga Venera Grabanica10 tetor 2024
Lansohet Rrjeti për inteligjencë kundër pastrimit të parave në Kosovë

Njësia për Inteligjencë Financiare bashkë me Ambasadën e Mbretërisë së Bashkuar me Qeverinë e Kosovës kanë lansuar Rrjetin e përbashkët të inteligjencës kundër pastrimit të parave të Kosovës (JMLINK).

Flutura Blakçori Xërxa nga Njësia për Inteligjencë Financiare tha se ky rrjet është ndër kriteret kryesore për luftimin e pastrimit të parave dhe luftimin e terrorizmit.

Ajo tha se rruga përpara është e gjatë por me punë të vazhdueshme e me integritet do të kenë rezultate. Ministri i Financave, Punws dhe Transfereve, Hekuran Murati theksoi se krijimi i këtij rrjeti  është hap i rëndësishëm në përmbushjen e prioriteteve si qeverie për luftimin e pastrimit të parave, krimit të organizuar dhe financimit të terrorizmi.

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla tha se ky projekt do t’i forcoj aftësitë për të adresuar kërcënime që vijnë nga pastrimi i parave dhe financimi i terrorizmit.

Sveçla theksoi se Kosova mbetet e sfiduar nga financimi i terrorizimit dhe ky rrjet do ta vendos Kosovën në pozicion më të  fuqishëm për parandalimin e këtyre krimeve.

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →