Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Lansohet sot fushata kundër trafikimit me qenie njerëzore

nga Venera Grabanica18 tetor 2022

Ministria e Punëve të Brendshme e Kosovës do të lansojë sot fushatën kundër Trafikimit me Qenie Njerëzore në Ditën e Bashkimit Evropian për Antitrafikim.
Hapjen e kësaj ceremonie do ta bëjë Blerim Gashani, zëvendësministër i MPB-së dhe njëherësh Koordinator Nacional kundër Trafikimit me Qenie Njerëzore.
Në këtë ceremoni do të marrin pjesë presidentja Vjosa Osmani, kryeministri Albin Kurti, ministrja e Arsimit Arbërie Nagavci, përfaqësues të lartë të Kryeprokurorisë së Shtetit, Drejtorisë së Policisë së Kosovës, BE-së, Këshillit Evropian, Ambasadës amerikane, organizatës IOM dhe institucioneve të tjera të Republikës së Kosovës.
Dita evropiane Kundër Trafikimit të Qenieve Njerëzore shërben për të sjellë në vëmendje të vendimmarrësve, shoqërisë civile, agjencive apo institucioneve të ndryshme dukurinë e trafikimit të personave, dukuri kjo që ka prekur mbarë botën. Rreth 27 milionë persona (gra, bura dhe fëmijë) trafikohen në vit.
Trafikimi i personave nënkupton “rekrutimin, transportimin, transferimin, fshehjen ose pritjen e personave nëpërmjet kërcënimit, përdorimit të forcës e formave të tjera të shtrëngimit, mashtrimit, marrjes me forcë, dredhisë ose abuzimit të pushtetit ose të pozitës vulnerabël ose dhënien apo marrjen e pagesave ose përfitimeve për të arritur pëlqimin e një personi që kontrollon një person tjetër, për qëllime shfrytëzimi”.

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →