Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaTë tjera
📰 Të tjera

Largoni njollat e verdha dhe ndihmoni thonjtë tuaj të rriten me sodë buke

nga B.K27 janar 2022


Të gjithë duan të kenë thonj të bardhë të shëndetshëm. Nëse dëshironi të hiqni qafe thonjtë e zverdhur dhe t’i rritni ata të gjatë dhe të shëndetshëm, zgjidhja juaj është një përzierje e thjeshtë e sodës së bukës.
Do t’ju duhet:
• 2-3 lugë gjelle sodë buke
• 1 lugë gjelle peroksid hidrogjeni
• 1 lugë gjelle lëng limoni
Bëni një pastë duke përzier të gjithë përbërësit së bashku. Aplikoni një shtresë të trashë në thonjtë tuaj, lëreni të veprojë për disa minuta dhe më pas shpëlajeni. Do të shihni që thonjtë tuaj janë shumë më të bardhë dhe më të shndritshëm. Për thonj më të gjatë, mund të përzieni edhe sodën e bukës me lëng limoni dhe të aplikoni pastën në të njëjtën mënyrë./21Media

FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist
LAJMI TJETËR →
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist

Më të fundit

Të gjitha →