Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaLajm i perditesuar
📰 Lajm i perditesuar

Laura Fazliu e treta në botë, fitoi medaljen e bronztë

nga Kaltrina Berila16 qershor 2025
Laura Fazliu e treta në botë, fitoi medaljen e bronztë

Xhudoja kosovare ka arritur tjetër sukses të rëndësishëm të hënën.

Xhudistja Laura Fazliu ka fituar medalje të bronztë në Kampionatin Botëror që po mbahet në Budapest të Hungarisë. 24-vjeçarja është e treta në botë në kategorinë deri 63 kilogramë.

Në luftë për medalje të bronztë, Laura e mposhti brazilianen Nauana Silva. Ndaj 22-vjeçares fitoi me Ippon të bukur. Realizoi hedhje mjeshtërore pas vetëm 70 sekondave luftë.

Medalje të bronztë Laura fitoi edhe në Botërorin e vitit të kaluar. Më pas fitoi edhe të bronztën olimpike. Ka edhe një medalje të argjendtë e një të bronztë në Kampionate Evropiane. Në turnetë Masters ka një të artë e një të argjendtë, ndërsa ka fituar pesë medalje në garat e nivelit Grand Slam e Grand Prix.

Në kategorinë deri 63 kilogramë ishin plot 44 xhudiste, si në asnjë kategori tjetër.

Botërori për Kosovën sërish është shumë i suksesshëm. Distria Krasniqi të shtunën fitoi medalje të argjendtë në kategorinë deri 52 kilogramë. Ka garuar edhe Akil Gjakova. Për xhudon kosovare, medalja e Laurës është e dhjeta në Kampionatet Botërore për seniorë.

FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist
LAJMI TJETËR →
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist

Më të fundit

Të gjitha →