Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaFutboll
Futboll

​Lautaro-Interit: Dua 10 milionë euro në vit

nga Venera Grabanica8 shkurt 2024
​Lautaro-Interit: Dua 10 milionë euro në vit

Kapiteni i Interit, Lautaro Martinez, ka kërkuar një pagë prej 10 milionë eurove në vit për të vazhduar kontratën e tij, ndërsa “Nerazzurrët” kanë ofruar 8 milionë euro plus shtesa.

Lautaro Martinez dhe Inter kanë qenë në bisedime për një marrëveshje të re për disa muaj dhe edhe nëse të dy palët janë të sigurta për arritjen e një marrëveshjeje së shpejti, ka ende një hendek midis propozimit të klubit dhe kërkesave të sulmuesit.

Sipas “Gazzetta”, Interi i ka ofruar Lautaros një kontratë të re me 8 milionë euro në vit plus shtesa, ndërsa kapiteni kërkon 10 milionë euro në vit.

Bisedimet do të vazhdojnë në javët e ardhshme, dhe se takimi i radhës mund të zhvillohet në Madrid në mars, kur Interi do të vizitojë Atletico Madridin në ndeshjen e dytë të fazës së 1/16-të të Ligës së Kampionëve.

Kontrata e Martinezit në “Meazza” skadon në qershor të vitit 2026 dhe “Nerazzurrët” e vlerësojnë atë në 150 milionë euro.

FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist
LAJMI TJETËR →
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist

Më të fundit

Të gjitha →