Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaFutboll
Futboll

​Lavezzi në gjendje të rëndë, futet në izolim total

nga Venera Grabanica25 janar 2024
​Lavezzi në gjendje të rëndë, futet në izolim total

Në mesin e dhjetorit të vitit të kaluar, Ezequiel Lavezzi u shtrua në spital në rrethana ende të paqarta, pasi pati alivanosje. Në versionin fillestar u raportua se ish-lojtari i Napolit dhe PSG-së ishte goditur me thikë gjatë një debati.

Thashethemet u mohuan menjëherë nga të afërmit. Është hedhur gjithashtu hipoteza se alivanosja e tij ka ndodhur gjatë një feste në Punta del Este, një vendpushim bregdetar në juglindje të Uruguait.

Sipas “L’Equipe”, Lavezzi është ende i shtruar në këtë klinikë, në “izolim pothuajse total” për të trajtuar veçanërisht problemet e tij me alkoolin.

“Është e vështirë. Por duhet ta bëj, duhet të riorientoj jetën time, zakonet e mia. Dhe të gjitha këto duhet t’i bëj për djalin tim. E kisha kaluar kufirin. U përpoqa të ndalesha por nuk munda. Nuk kishte zgjidhje tjetër veçse të vija këtu”, mësohet se i ka thënë Lavezzi një të afërmi.

FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist
LAJMI TJETËR →
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist

Më të fundit

Të gjitha →