Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaBota
🌍 Bota

Lavrov: Nuk ka armëpushim përpara bisedimeve

nga Xh.D11 prill 2022

Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov ka thënë se Moska nuk do të ndalojë operacionet e saj ushtarake përpara raundit të ardhshëm të bisedimeve të paqes me Ukrainën.

Ai shtoi se nuk shihte asnjë arsye pse bisedimet të mos shkonin përpara.

“Presidenti Vladimir Putin ka theksuar në më shumë se një rast se ne preferojmë bisedimet”, ka thënë Lavrov.

Duke mbrojtur pushtimin e Rusisë, Lavrov shtoise ai ka implikime më të gjera përtej vetë Ukrainës.

“Operacioni ynë special ushtarak është krijuar për t’i dhënë fund zgjerimit të pamatur të synimit të SHBA-së për dominim të plotë… në arenën ndërkombëtare”, shtoi ai./21Media

ETIKETA:#Bota#Lajme
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist
LAJMI TJETËR →
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist

Më të fundit

Të gjitha →