Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaBota
🌍 Bota

Lavrov: Perëndimi nuk respekton ligjin ndërkombëtar

nga E.Bullaku24 shkurt 2022

Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov thotë se Rusia do të jetë gjithmonë e gatshme për dialog, pavarësisht se forcat ruse kanë nisur një sulm të madh ushtarak në Ukrainë.
“Fatkeqësisht, miqtë tanë perëndimorë nuk e respektojnë ligjin ndërkombëtar, duke u përpjekur ta shkatërrojnë atë dhe të promovojnë atë që ata e quajnë ‘rend të bazuar në rregulla’”, thotë Lavrov, raporton agjencia shtetërore e lajmeve RIA Novosti.
“Ne patëm diskutime intensive dhe të detajuara me kolegët tanë amerikanë, me anëtarë të tjerë të NATO-s. Shpresojmë se ka ende një shans për t’iu kthyer ligjit ndërkombëtar dhe detyrimeve ndërkombëtare”, tha tutje Lavrov, përcjellë rtv21.tv
Lavrov theksoise Rusia “do të jetë gjithmonë e gatshme për një dialog që do të na kthejë përpara drejtësisë dhe parimeve të kartës së OKB-së”./21Media

ETIKETA:#Bota#Lajme
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist
LAJMI TJETËR →
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist

Më të fundit

Të gjitha →