Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

LDK: Aktakuza ndaj Rozeta Hajdarit dëshmon qeverisjen korruptive të Kurtit

nga Venera Grabanica13 nëntor 2025
LDK: Aktakuza ndaj Rozeta Hajdarit dëshmon qeverisjen korruptive të Kurtit

Në Lidhjen Demokratike të Kosovës (LDK) kanë thënë se aktakuza e ngritur nga Prokuroria Speciale ndaj ministres në detyrë të Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari për rastin e rezervave shtetërore “tregon qeverisjen korruptive dhe kriminale të qeverisë Kurti”. Sipas LDK-së, i “akuzuar për këtë rast do të duhej të ishte edhe kryeministri në detyrë, Albin Kurti”.

Deputeti i LDK-së, Alban Zogaj tha se rasti i rezervave shtetërore tregon sipas tij qeverisjen korruptive të Kurtit.

“Ky është një rast që e prek sigurinë kombëtare. Dëmi financiar dëm rreth 3 milionë euro ndaj buxhetit të Kosovës”, tha ai.

Në anën tjetër, anëtari i Kryesisë së LDK-së, Berat Rukiqi, tha se në aktakuzën e Prokurorisë Speciale për rastin e rezervave shtetërore duhet të jetë edhe kryeministri në detyrë, Albin Kurti.

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →