Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

LDK: Bislimi është ushtrues detyre, s’ka mandat për të marrë vendime në procesin e dialogut

nga Venera Grabanica10 qershor 2025
LDK: Bislimi është ushtrues detyre, s’ka mandat për të marrë vendime në procesin e dialogut

Lidhja Demokratike e Kosovës ka thënë se Besnik Bislimi nuk ka legjitimitet për të marrë pjesë si krenegociator në bisedimet me Serbinë.

Në një reagim të martën, LDK-ja ka shprehur se Bislimi “nuk gëzon asnjë mandat legjitim për të përfaqësuar Republikën e Kosovës në dialogun me Serbinë”.

Në reagimin e LDK-së thuhet se, dialogu duhet të vazhdojë vetëm me institucione të reja.

“Mandati i ish-qeverisë ku z. Bislimi ka qenë i emëruar kryenegociator nga ish-kryeministri Kurti tanimë ka përfunduar me certifikimin e rezultateve zgjedhore të 9 shkurtit. Andaj, z. Bislimi është vetëm ushtrues detyre, pa legjitimitet demokratik dhe pa miratim parlamentar për të marrë vendime në procesin e dialogut”, thuhet në reagim.

Tutje, LDK-ja shpreh se çdo marrëveshje apo angazhim i ndërmarrë në këtë fazë të qeverisë në detyrë nuk mund të prodhojë obligime për Kosovën.

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →