Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

LDK dorëzon nënshkrimet për themelimin e Komisionit Parlamentar për Rezervat Shtetërore

nga Venera Grabanica6 shtator 2023
LDK dorëzon nënshkrimet për themelimin e Komisionit Parlamentar për Rezervat Shtetërore

Lidhja Demokraktike e Kosovës (LDK) sot ka dorëzuar nënshkrimet për themelimin e Komisionit Parlamentar për Rezervat Shtetërore.

Kjo u bë e ditur nga Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, i cili në një postim në Facebook, ka deklaruar se e vërteta është e duhura për të gjithë e për të gjitha, është pikënisje për gjithçka.

“E vërteta është e duhura për të gjithë e për të gjitha; është pikënisje për gjithçka.Sot i dorëzuam nënshkrimet për themelimin e Komisionit Parlamentar lidhur me procedurat për furnizimin dhe menaxhimin me rezervat shtetërore, si dhe për keqpërdorimet dhe abuzimet e mundshme me këto rezerva.Çka është bërë me rezervat shtetërore?Kush, kur, ku, pse dhe si janë përfshirë në këto procese dhe cili është epilogu i veprimeve të tyre? A kanë qenë kontratat konform ligjit dhe a i kanë kryer palët detyrimet sipas atyre kontratave?Është koha e fundit që të gjithë t’i dorëzojnë faktet e të dorëzohen para të vërtetës së domosdoshme.Shteti dhe shoqëria kanë nevojë që të dinë të vërtetën” shkruan Gashi./21Media

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →