RTV21
BallinaPolitikë
🏛️ Politikë

LDK-ja ia beson Xhafer Gashit degën në Obiliq

nga E.Bullaku30 mars 2022

Delegatët e Kuvendit të Degës së Lidhjes Demokratike të Kosovës në Obiliq sot zgjodhën me unanimitet të plotë për kryetar të Degës Xhafer Gashin, kryetarin aktual të Komunës së Obiliqit.
LDK-ja thotë se ky Kuvend i sotëm tregon fuqinë politike të këtij subjekti, organizimin demokratik, zgjedhjen si mjet të vetëm vendimmarrës e kthimin e partisë tek anëtarësia e përbashkët.
Në Kuvendin e sotëm, kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku falënderoi të gjithë delegatët, aktivistët dhe strukturat e Degës për përmbylljen e suksesshme të këtij procesi.
Po ashtu Abdixhiku u shpreh i bindur që ky Kuvend zgjedhor, do të jetë model edhe për komunat tjera, sipas mënyrës së angazhimit të anëtarëve po ashtu edhe në aspektin përmbajtjesor.
“LDK, nëpërmjet proceseve të brendshme demokratike, me pjesëmarrje masive të anëtarëve në të gjitha nivelet organizative, dhe me hapësirë vepruese për të rinjtë e gratë, po vazhdon rrugëtimin e sigurt drejt mobilizimin nacional për fitoren e madhe”, thuhet në njoftim./21Media

Kane shënon dy herë, Anglia mposht Kroacinë 4-2 në Botëror
LAJMI TJETËR →
Kane shënon dy herë, Anglia mposht Kroacinë 4-2 në Botëror

Më të fundit

Të gjitha →