Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

LDK-ja thërret mbledhje pas letrës së Kurtit

nga Gentrita Xhemajli5 maj 2025
LDK-ja thërret mbledhje pas letrës së Kurtit

LDK-ja ka thirrur mbledhje të Grupit Parlamentar pas letrës që kryetari i LVV-së, Albin Kurti, i ka dërguar kryetarit të LDK-së, Lumir Abdixhiku, duke e ftuar për koalicion.

Këtë e ka konfirmuar deputeti Arben Gashi në një deklarim për gazetarë.

Ai ka thënë se shefja e grupit, Hykmete Bajrami, i ka ftuar në një takim. “Paska shkruar Hykmejta, ‘nëse jeni afër hajdeni në grup’, tani po shkoj”, ka thënë Gashi.

Deputeti i LDK-së ka thënë se personalisht mendon që partitë politike duhet të bisedojnë dhe se “edhe refuzimin duhet ta bëjnë në tavolinë”.

“Gabimet politike që i ka bërë Albin Kurti janë në vazhdimësi, janë të përsëritura, por në fund të fundit ne duhet të ulemi dhe të diskutojmë, qoftë edhe për të shkuar në zgjedhje … qoftë edhe për t’i thënë Kurtit ti i ke 48 deputetë, vazhdo ose tërhiqu nga mundësia e formimit të Qeverisë”, ka thënë Gashi.

“Diskutimi duhet të bëhet dhe të gjitha partitë politike duhet të jenë pjesë e diskutimit”, ka thënë ndër të tjera Gashi.

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →