Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

LDK me plan investues për Fushë Kosovën, ”31 milionë euro për qytetin, 25 milionë për fshatra”

nga Venera Grabanica16 shtator 2025
LDK me plan investues për Fushë Kosovën, ”31 milionë euro për qytetin, 25 milionë për fshatra”

Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) për kryetar të komunës së Fushë Kosovës, Besnik Osmani, ka prezantuar programin e tij zgjedhor në emisionin “Debati Zgjedhor” në RTV21.

Osmani e cilësoi programin si të begatë dhe ambicioz, duke theksuar se parashihen investime të rëndësishme si në qytet ashtu edhe në fshatra, me një buxhet të planifikuar prej 31 milionë eurosh për komunën dhe 25 milionë euro për fshatra.

Ai ndër tjera ka shtuar se me planin e LDK-së synohet që  ”në Fushë Kosovë duhet  ndërtuar dy linja të reja alternative që lidhen me kryeqytetin. Njëra është rruga hekurudha, është pjesa veriore e Fushë Kosovës që do ta lidhë me zonën industriale të Prishtinës’./21Media

Spanja kundër Argjentinës: Finales botërore i dihet gjithçka
LAJMI TJETËR →
Spanja kundër Argjentinës: Finales botërore i dihet gjithçka

Më të fundit

Të gjitha →