Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

LDK: Miqësia me Amerikën dhe NATO-n ishin dhe mbetën pjesë themeltare të vizionit të Presidentit Rugova

nga Venera Grabanica27 maj 2024
LDK: Miqësia me Amerikën dhe NATO-n ishin dhe mbetën pjesë themeltare të vizionit të Presidentit Rugova

Lidhja Demokratike e Kosovë  ka theksuar se “mbështetja e vazhdueshme dhe e palëkundur e ShBA-ve dhe anëtarëve tjerë të NATO-s sot rezultoi në avancimin e Kosovës nga vëzhguese në anëtare të asociuar” në Asamblenë Parlamentare të NATO’s.

Në reagimin e LDK-së theksohet se deri në anëtarësimin e plotë të Kosovës në NATO mbetet shumë punë.

“LDK-ja do të vazhdojë kontributin e saj, të filluar qysh më 1989, drejt integrimit të plotë të Kosovës në institucionet euroatlantike”, thuhet në komunikatë.

“Miqësia dhe bashkëpunimi me Amerikën dhe NATO-n ishin dhe mbeten pjesë themeltare të vizionit të Presidentit Historik Dr. Ibrahim Rugova. Përkushtimi i Kosovës tash e disa dekada për paqen, stabilitetin dhe parimet demokratike u pasqyrua në mbështetjen e NATO-s ndaj vendit tonë. Kosova dhe qytetarët e saj janë gjithnjë falënderuese ndaj shteteve anëtarë të NATO-s që edhe sot, si gjithnjë, na qëndruan pranë dhe me votën e tyre mundësuan avancimin e statusit tonë”, theksohet më tej.

Spanja kundër Argjentinës: Finales botërore i dihet gjithçka
LAJMI TJETËR →
Spanja kundër Argjentinës: Finales botërore i dihet gjithçka

Më të fundit

Të gjitha →